Europa League rikthehet në aksion me ndeshjet e para të rrethit të 1/8 së finales.
Tri ndeshje nisin me fillim nga ora 18:45, teksa të tjerat me fillim nga 21:00, shkruan Arbresh.info.
Roma-Brightoni është njëra prej sfidave mjaft interesante, me italianët që synojnë të marrin rezultat pozitiv në ndeshjen para publikut të vet.
Ndeshje tjetër interesante është edhe Qarabag-Leverkusen.
Këto dy skuadra janë përballur edhe në fazën e grupeve, ku në dy ndeshje kanë dal fitues gjermanët.
Ndeshja e fundit që luhet me fillim nga ora 18:45 është ndërmjet Sparta Pragues dhe Liverpoolit.
Kurse nga ora 21:00, spikat ndeshja mes Milanit dhe Slavia Prague.
Milani mposhti Rennes ne 1/16 së finales në Europa League, kurse Slavia Prague u kualifikua direkt, për këtë fazë.
Ndërsa nga ora 21:00, përvec kësaj ndeshje luhen edhe Benfica-Rangers, Freiburg-West Ham dhe Marseille-Villareal./Arbresh.info/
Një nxënës sulmoi me thikë mësuesen dhe disa nxënës në Zagre...
Osmani: Lidhja e thellë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ësht...
Spiropali: Kosova meriton anëtarësimin në BE
Konjufca: Kjo seancë duhet të shihet që Kosova dhe Shqipëria...
Nis seanca e përbashkët plenare mes Kuvendit të Kosovës dhe ...
Llapi-Dukagjini, duel për t’i ikur fundit ta tabelës