Sir Alex Ferguson do të rikthehet në bankinë, ndoshta për herë të fundit.
Tifozët e Manchester Unitedit tani mund të ndjehen të gëzuar, pasi Sir Alex Ferguson ka vendosur të rikthehet në bankinë, për të drejtuar ‘Djajtë e Kuq’ në ndeshjen kremtuese të 20 vjetorit të suksesit të trefishtë në vitin 1999 kundër Bayern Munich.
Manchester United në vitin 1999, kishin një sezon mbresëlënës duke triumfuar në Premierligë, FA Cup dhe në Ligën e Kampionëve.
Teddy Sheringham dhe trajneri aktual i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, kishin shënuar në minutat e fundit të finales kundër Bayern Munich, për të realizuar një nga përmbysjet më të mëdha në histori të futbollit.
Tifozët e Manchester United janë në pritje të konfirmimit të pjesëmarrjes edhe të disa yjeve tjerë, si Ryan Giggs, Gary Neville, Ole Gunnar Solskjaer.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...