Real Madrid i ka nisur sot përgatitjet për ndeshjen kundër Eibarit në udhëtim të dielën dhe gjatë stërvitjes u pa rikthimi i sulmuesit Eden Hazard.
Hazard ka qenë i lënduar që nga ndeshja kundër Alaves me 28 nëntor, kur e pësoi një dëmtim gjatë minutave të parë të ndeshjes, raporton Gazeta Express.
Takimi kundër Alaves, në të cilën Hazard u përpoq të vazhdonte të luante para se të largohej pas vetëm gjysmë ore, kishte qenë ndeshja e tij e tretë radhazi dhe ai kishte filluar të ndërtonte një ritëm para këtij dështimi të fundit.
Ishte dëmtimi i dytë muskulor për ish-lojtarin e Chelsea këtë sezon dhe shkaku i tyre ai ka munguar në pesë ndeshjet e fundit.
Në mungesë të tij, madrilenët humben ndeshjen e parë kundër Shakhtar, para se të vazhdonte me fitore në katër ndeshje radhazi.
Sidoqoftë, Zinedine Zidane do të jetë i lumtur që 29-vjeçarin e ka në dispozicion për udhëtimin në Eibar, nëse gjithçka shkon sipas planit./Arbresh.info/
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...
Man Utd synon një shkëmbim të madh të lojtarëve me Juventusi...
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi