Rikthehet dhuna në futbollin kosovar, futbollistët e Lepencit sulmohet nga tifozët e Sharrit

17:54 | 3 Mars 2024
D.H

Ndeshja mes Sharrit dhe Lepencit është ndërprerë për disa minuta.

Klubi i Lepencit ka raportuar se deri te ndërprerja e ndeshjes erdhi si shkak i sulmeve nga tifozët dhe ekipi i Sharrit, shkruan Arbresh.info.

Klubi nga Kaçaniku gjithashtu njoftoi pastaj për qetësim të situatës, por ende nuk dihet se çfarë vendimi kanë marrë zyrtarët e ndeshjes.

Gjithashtu minibusi i skuadrës së Lepencit është sulmuar nga tifoz të skuadrës së Sharrit.

Pa lëndime nuk kanë shpëtuar as lojtarët.

 

Të ngjashme