Rikthehet Champions League, sonte përballja e madhe Bayern Munich – Real Madrid

11:02 | 30 Prill 2024
KRG

Sonte do të rikthehet liga më prestigjioze evropiane, Champions League.

Bayern Munich do të përballet me Real Madridin në gjysmëfinale, shkruan Arbresh.info.

Ndeshja do të zhvillohet në ora 21:00, në stadiumin “Allianz Arena”.

Skuadra gjermane kishte arritur të mposht Arsenalin me rezultat të përgjithshëm 3-1, ndërsa Real Madrid mposhti gjigantin anglez, Manchester City me rezultat të përgjithshëm 5-4.

Nesër do të zhvillohet ndeshja tjetër gjysmëfinale mes Borussia Dortmund dhe Paris Saint-Germain.

Dortmund kishte mposhtur Atletico Madridin me rezultat të përgjithshëm 5-4, ndërsa PSG mposhtën Barcelonen me rezultat të përgjithshëm 6-4.  / Arbresh.info

Të ngjashme