Rikthehet buzëqeshja në fytyrën e Xavit, merr lajme të mira para ndeshjes me Napolin

10:37 | 20 Shkurt 2024
KRG

Barcelona nesër do të përballet me Napolin në kuadër të play-offit në Champions League.

Kohëve të fundit, skuadra e Xavit është përballur me mungesa të mëdha, përshkak të lëndimeve, shkruan Arbreshi.info.

Mirëpo një ditë para ndeshjes me skuadrën italiane, trajneri spanjoll merr lajme të mira.

Joao Felix do të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme, ndërsa përveç tij, është rikthyer edhe Sergi Roberto.

Lojtari protugez,  u dëmtua në stërvitjen e Barcelonës në fund të janarit, me një ndrydhje në ligamentin e jashtëm anësor të kyçit të këmbës së djathtë, pasi kishte humbur tashmë katër ndeshje. /Arbresh.info/

Të ngjashme