Rikthehet Barça, super ofertë për mesfushorin Philippe Coutinho

18:01 | 4 Tetor 2017
Arbresh Info

Barcelona do të rikthehet në janar me ofertë për yllin e Liverpoolit, Philippe Coutinho.

Gjiganti në La Liga ka shtruar tri oferta për reprezentuesin e Brazilit këtë verë por “Redsat” refuzuan të shesin yllin e tyre, transmeton portali arbresh.info.

25-vjeçari shtroi kërkesë për transferim me shpresën për të siguruar transferimin e ëndërruar te Barcelona, por marrëveshja nuk është arritur dhe bazuar në gazetën spanjolle ‘Don Balon’, Barcelona do të rikthehet në janar për Coutinhon.

Ata pretendojnë se gjiganti spanjoll do të ofrojë 110 milionë euro për mesfushorin, përfshirë bonuset. Gazeta e lartpërmendur shton gjithashtu që superylli i Barcelonës, Lionel Messi, e përkrah transferimin.

Jurgen Klopp me sukses arriti të mbajë në skuadër mesfushorin e tij
Jurgen Klopp me sukses arriti të mbajë në skuadër mesfushorin e tij

Reprezentuesi i Argjentinës ka kërkuar nga Barcelona të përforcohet në janar dhe Coutinho është i zgjedhuri nga Messi për transferim.

Megjithatë, ‘Don Balon’ thotë se Coutinho mund të jetë pak dyshim rreth transferimit te Barcelona. Ata theksojnë që ylli i Liverpoolit dëshiron të shoh se si ndryshon situata e Barcelonës nëse Katalonia fiton pavarësinë nga Spanja.

Presidenti i klubit, Josep Maria Bartomeu ka thënë të hënë se Barcelona mund të largohet madje nga La Liga.

“Kjo situatë nuk ekziston më tani”, tha fillimisht Bartomeu.

“Por duke marrë parasysh atë që mund të ndodh në të ardhmen, është diçka që bordi i drejtorëve mund të diskutojnë. Do të ishte diçka për tu analizuar me qetësi”

“Nëse ne diskutojmë këtë temë me intensivisht atëherë ne ndoshta do të gjejmë zgjedhjen më të mirë. Por nëse pavarësia ndodhë, bordi i drejtorëve të shoh këtë”.

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme