Rikthehet Armando Broja pas një mungesa të gjatë

10:59 | 25 Shtator 2023
Arbresh

Sulmuesi i kombëtares shqipëtare, Armando Broja, është rikthyer pas nëntë muajsh mungese në fushën  e gjelbërt.

Padyshim ky është një rikthim i shumëpritur për të gjithë e në veçanti për kombëtaren kuqezi, duke ditur se luan ndeshjen vendimtare për kualifikimet për “Euro2024”, ndaj Republikës Çeke, shkruan Arbresh.info.

Broja u inkuadrua në minutën e 79-të nga trajneri i Chelsea, Mauricio Pochettino në sfidën ndaj Aston Villa-s, ku blutë e londrës humbën me rezultat minimal 1-0.

Ai luajti rreth 20 minuta, duke llogaritur edhe kohën shtesë, dhe u shfaq në formë të mirë fizike, ndonëse nuk arriti të gjente golin.

Chelsea ndeshjen e ardhshme e luan ndaj Brightonin në mesjavë në kuadër të “EFL CUP”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme