Rikthehen rastet me koronavirus në Seria A, Fiorentina konfirmon dy raste

13:48 | 23 Gusht 2020
Arbresh Info

Skuadra italiane Fiorentina, ka njoftuar se dy lojtarët Eric Pulgar dhe Simone Ghidotti kanë rezultuar pozitiv në analizat e koronavirusit.

Testet për covid-19, lojtarët i kanë bërë të shtunën, ndërsa dy prej tyre kanë rezultuar pozitiv, transmeton portali arbresh.info.

Fiorentina gjithashtu ka konfirmuar se të dy lojtarët janë izoluar.

“Fiorentina mund të konfirmojë se Eric Pulgar dhe Simone Ghidotti kanë rezultuar pozitiv për Covid-19 duke ndjekur testet e të shtunës. Të dy lojtarët nuk kanë simptoma dhe janë izoluar duke ndjekur protokollin”, është shkruar në njoftim./arbresh.info.

https://twitter.com/ACFFiorentinaEN/status/1297498694623911937

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme