Të mërkurën rikthehen ndeshjet e Superligës së Kosovës në kuadër të xhiros së 31-të.
Vëmendja do të jetë tek derbi mes Gjilanit dhe Prishtinës.
Kryeqytetasit, të cilët janë në luftë direkte për mbijetesë, do të kenë para vetës përballje të vështirë kundër Gjilanit, të cilët janë nën urdhërat e Alban Hysenit, ndihmës trajnerit të Ismet Munishit, i cili u shkarkua të hënën për shkak të daljes nga objektivat e klubit.
Nga ana tjetër, ndeshje interesante pritet të jetë edhe përballja mes Drenicës dhe Ulpianës.
Përmes kësaj ndeshje, Drenica do të kërkojë të mbetet jashtë pozitës që shpëton klubin nga barazhi, ndërsa nga ana tjetër, Ulpiana edhe pse ende matematikisht nuk ka rënë nga liga, prapë shanset janë të paktë për mbijetesë.
Ndeshje e fundit do të jetë përballja mes Dukagjinit dhe Feronikelit. Skuadra nga Klina e cila është në luftë për mbijetesë do të ketë përball vetes një kundërshtarë i cili tashmë edhe matematikisht në rënë në Ligën e Parë.
Të tri ndeshjet e sotme do të zhvillohen nga ora 15:00./Arbresh.info
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...