Rikthehen ndeshjet e futbollit, ja përballjet e kësaj fundjave

09:57 | 18 Shkurt 2017
Arbresh.info

Pas një pushimi maratonik, top magjik rikthehet në terrenet tona sportive.

Më ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës, nis pjesa e dytë e garave.

Ky rreth i garave pritet te sjell disa sfida të ‘nxehta’, ku ndeshja kryesore luhet sot në ‘Rexhep Rexhepi’ te Drenasit mes Feronikelit dhe Llapit.

Përveç përballjes ‘Nikeli-Llapi, sot luhen edhe tri ndeshja tjera, kurse, të dielën zhvillohen katër ndeshje.

E shtunë

Feronikeli-Llapi

Ferizaj-Gjilani

Hajvalia-Trepça’89

Drenica-KEK-u

E diel

Vëllaznimi-Prishtina

Besa-Drita

Liria – Bashkimi (K)

Flamurtari – Trepça

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 12:30.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme