Rikthehen emocionet e Superligës

09:05 | 23 Nëntor 2018
A. B.

Pas dy javëve pushim, Ipko Superliga e Kosovës rikthehet në aksion.

Java e 16-të në elitën e futbollit kosovar pritet të sjellë disa ndeshje mjaftë interesante, por kjo javë starton me dy ndeshje ditën e premte (sot), ku vëmendja do të jetë në Ferizaj.

Lideri aktual i Superligës, Prishtina do të përballet me Ferizajn në udhëtim. Kryeqytetasit në këtë takim vijnë pas tetë fitoreve radhazi në kampionat dhe janë favorit përballë ekipit vendas.

Ndërkohë skuadra e udhëhequr nga Afrim Tovërlani në ndeshjen e fundit ka pësuar humbje nga Feronikeli në udhëtim.

Ferizaj e kishte befasuar Prishtinën në xhiron e katërt në kryeqytet duke i marrë një pikë pas barazimit 0-0.

Ndeshje interesante pritet të zhvillohet edhe në Skenderaj.

Drenica do të jetë nikoqir i Trepçës ’89 në derbin rajonal.

Vendasit janë në kërkim të pikëve pasi në katër takimet e fundit kanë pësuar po aq humbje.

Në anën tjetër 89-shi udhëton për të vazhduar me rezultate pozitive pasi në dy javët e fundit ka marrë katër pikë.

Të gjitha ndeshjet e javës së 16-të në Ipko Superligën e Kosovës zhvillohen nga ora 13:30.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme