Eden Hazard dhe Sergio Ramos kanë lënë prapa shqetësimet.
Që të dy janë stërvitur normalisht me pjesën tjetër të skuadrës dhe pritet të jenë gati për ndeshjen e fundjavës me Elchen.
Hazard dhe Ramos mungojnë për më shumë se një muaj.
Zinedine Zidane në disa momente ia ka dal edhe pa ata, por tashmë është pjesa më delikate e sezonit dhe i duhen më të mirët.
Ramos ka zhvilluar 18 paraqitje këtë edicion, ka shënuar 3 gola.
Në anën tjetër, Hazard ka ndrequ pak statistikat krahasuar me vitin e kaluar, edhe pse janë shumë shumë larg me nivelin që ka shfaqur për shumë vite te Chelsea.
Deri më tani këtë sezon ai ka bërë 13 paraqitje dhe ka shënuar 3 gola. Në edicionin e parë bëri 22 paraqitje, realizoi një gol. /Gazeta Express/
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen