Rikthehen ditët e arta të “magjistarit” Xherdan Shaqiri

08:15 | 2 Janar 2018
Arbresh Info

Ngadalë por në hapa të sigurt, Xherdan Shaqiri është duke shfaqur se talenti i tij nga ditët në Gjermani është ende i gjallë dhe nuk ka humbur.

Qysh pas transferimit të tij në Premierë Ligë, të gjithë e kanë ditur se ai është një lojtar me top kualitet në ditët e tij, diçka që edhe është zbatuar gjatë viteve të tij në fushë dhe nga performancat e tij me ndikim të madh për Zvicrën.

Pritshmëritë siç duket kanë peshuar rëndë në krahët e Xherdan Shaqirit qysh pasi u bë lojtari që theu rekord me transferimin te Stoke City me tarifë e tij në vitin 2015, sigurisht për shkak të Ligës së Kampionëve dhe tripletës së fituar te Bayern Munichu, por sidoqoftë ai ka gjetur besimin dhe u transferua në Premierë Ligë.

Por, ylli kosovar është aktualisht duke shijuar sezonin e tij më produktiv në kampionatin anglez dhe portali Arbresh.info ju sjell në disa pika rrugën e tij deri tek suksesi i tij që besohet se së shpejti do të marrë një formë edhe më të madhe.

 Koha e “mrekullueshme” te Bayern Munichu

 Pasi nisi karrierën e tij te liga e Zvicrës në Basel FC, ai fitoi dy herë radhazi titullin në shtëpi para se të nënshkruante kontratën e tij të parë profesionale në vitin 2009.

Disa vite më vonë, gjiganti gjerman Bayern Munichu kërkoi transferimin e Shaqirit i cili pranoi të transferohet për 15 milionë me një kontratë katër vjeçare.

Shaqiri pëlqen t’i quaj dy vitet e gjysmë në Bayern Munichu si të “mrekullueshme”, shkruan portali arbresh.info. Nga viti 2012 deri në vitin 2014, ai ka bërë 81 paraqitje kompetitive për Bayern Munichu, në të cilat ka qenë direkt i përfshirë në 36 gola.

Anësori është shfrytëzuar rregullisht në sezonin 2012/13 në Bundesliga, por u shfaq në Ligë të Kampionëve në sezonin fitues vetëm në fazat eliminuese, por vetëm dy herë në fazat përfundimtare. Madje, në fitoren e fundit kundër Borussia Dortmundit, Shaqiri qëndroi në bankinë për 90 minuta.

Me ardhjen e Pep Guardiolas në detyrë, Shaqiri ishte shfrytëzuar pak në Bayern Munich, për shkak të së cilës edhe u largua nga Munichu në janar të vitit 2015.

Pas një gjysmë viti të shpenzuar te Interi, Shaqiri u transferua për 17 milionë euro, tarifë rekorde për klubin,  në vitin 2015 te Stoke City.

 Xherdan Shaqiri, “Messi i Alpeve”

Xherdan Shaqiri është i njohur si “Messi i Alpeve”, jo vetëm për shkak të shpejtësisë së tij dhe talentit, por edhe për shkak të strukturës së njëjtë me fituesin e pesëfishtë të Topit të Artë.

Shaqiri dhe Messi janë të dy rreth 1.69 cm, gjë që duket qartë se ka ndikuar në stilin e lojës së tyre. Në fakt Shaqiri ishte zgjedhur gjithashtu të jetë pjesë e ballinës për FIFA 15 në Zvicër pranë Lionel Messit.

Golat solo nga Xherdan Shaqiri i kujtojnë gjithashtu ish trajnerit të Stoke Cityt, Chris Kamaras, superyllin e Barcelonës, Lionel Messin, shkruan portali arbresh.info.

“Shaqiri është një shënues i golave spektakolare. Më pëlqen ta shikojë duke luajtur atë. Goli i tij kundër Crystal Palaces ishte në stilin e Messit”

“Lëvizjet e tij, kontrolli i topit me këmbët e tij, këmba e tij e majtë është si një shkop magjikë”, ka thënë Kamar që tani është analist i golave në ‘Sky Sports’.

2017/18, sezoni më produktiv

Si Stoke City arriti të sigurojë atë, është qesharake, por Shaqiri është një lojtar me kualitet të lartë dhe në formë të mirë që duhet vlerësuar.

Xherdan Shaqiri është i shpejtë dhe një lojtar me aftësi të shkëlqyera me këmbën e majtë kur i ipet kohë dhe hapësirë. Pas dy viteve e gjysmë në FC Bayern Munich, kosovari nga Zhegra e Gjilanit u huazua nga Interi dhe verën e vitit 2015 përfundoi te Stoke City, ku edhe pse me ngadalësi arriti përfundimisht të adaptohet.

“Në fillim kisha probleme me përshtatje sepse loja ishte më shumë fizike në Angli sesa në Gjermani apo Itali, por ndërkohë unë isha mirë i përgatitur për këtë”

Edhe pse Stoke City ka nisur sezonin 2017/18 në Premierë Ligë me 20 pikë pas 20 ndeshjeve, rekordi i tyre më i keq në ndonjë edicion në kampionatin anglez, Xherdan Shaqiri është shpresa e tyre e vetme dhe e gjithë vëmendja është e kthyer tek ai.

Forma e arritur nga magjistari i Zvicrës këtë edicion te Stoke City e bënë atë më të mirë se çdo futbollistët tjetër në Premierë Ligë duke u bazuar në nivelin e klubit ku gjendet kosovari.

“Secilit futbollist i duhet pak kohë që të përshtatet në nivelet e Premier Ligës”, ka thënë Mark Hughes, trajneri i Stoke Cityt. “Gjëja e vetme që i ka munguar deri më tani Shaqirit kanë qenë golat. Ai ka shkëlqyer pothuajse në të gjitha ndeshjet dhe tani ka nisur edhe të realizoj gola”.

“Shaqiri ka kualitete të jashtëzakonshme dhe jam i sigurt se do të shohim performanca të ngjashme nga ai edhe në vazhdim të kampionatit”

Forca kreative e Xherdan Shaqirit është duke mbajtur “Potters” jashtë zonës së dëbimit si dhe është duke mbrojtur trajnerin Mark Hughes nga revoltimit total, shkruan portali arbresh.info. Nga të gjitha golat e realizuara deri tani nga Stoke City, nëntë janë shënuar ose asistuar nga Shaqiri.

Siç është edhe dokumentuar, Xherdan Shaqiri është në mesin e lojtarëve në Premierë Ligë si Alvaro Morata (Chelsea), Romelu Lukaku (Manchester United), Leroy Sane (Manchester City), Kevin de Bruyne (Manchester City), Philippe Coutinho (Liverpool) që kanë shënuar katër gola dhe kanë krijuar katër asistime këtë sezon.

Pavarësisht dështimit të Stoke Cityt për të fituar ndonjë ndeshje në muajin nëntor, Shaqiri ishte pjesë e lojtarëve si De Bruyne (Manchester City), Eden Hazard (Chelsea), Ashley Young (Manchester United), Richarlison (Watford), Mo Salah (Liverpool) të nominuar për çmimin Lojtari i Muajit.

Edhe pse Shaqiri gjithmonë synon të fitoj trofe, ëndrra për tituj dhe kupa është harruar nga Stoke City pasi trofeu i tyre i fundit ka ardhur në vitin 1972.

Sekreti prapa formës së tij

Xherdan Shaqiri nuk ka munguar në asnjë seancë stërvitore që kur ishte tetë vjeçar.

Atleti me energji të lartë është i njohur për kërkesat e tij të veçanta në stërvitje. Në fakt, ai ka marrë disa herë shkopin masiv në stërvitje pasi i pëlqen të vendos shumë pesha në krahët e tij.

“Messi i Alpeve” është i njohur për trupin e tij të ngjeshur dhe lëvizjet e tij perfekte me këmbë., shkruan portali arbresh.info. Këmbët e tij të forta janë krijuar përmes zgjatjeve, të cilit Shaqiri i ka bërë që kur ishte fëmijë.

Nga lëvizjet e tij kanë përfituar shumë pulpët e këmbëve që janë bazë e forcës dhe gjendjes së tij. Me këtë lloj muskuli në pulpë, rreziku i tij për lëndim është i vogël. Në fakt, disa nga tifozët e tij thonë se ai ka lindur nën makinën për presion ndaj këmbëve.

Origjina e muskujve të tij filloi që nga koha kur Shaqiri ishte i vogël dhe sekreti i formës së tij sigurisht është përkushtimi i tij i madh.

Shaqiri është i kënaqur me arritjet personale por si një skuadër beson se duhet të përmirësohen më shumë.

E ardhmja e tij

“Dua të fitoj trofe”, ishte reagimi i Shaqirit pas nominimit për çmimin Lojtari i Muajit, gjë që vë në dyshime se sa gjatë do të qëndrojë peshku i madh në këtë liqen të vogël.

Madje, pas disfatës 5 me 1 kundër Tottenhamit në Wembley, durimi i Xherdan Shaqirit te Stoke City duket se ishte afër fundit. Nëse ishte mungesa e përpjekjeve në fushë, shpërthimi nga inati apo irritimi nuk dihet, por kur kamerat iu drejtuan, Shaqiri ishte duke shfaqur shenja frustrimi.

Mesfushori ka qenë sensacional këtë sezon dhe në janar drejtori ekzekutiv i Tottenhamit, Daniel Levy, pritet të bëjë një ofertë për 26-vjeçarin që besohet të ketë tërhequr vëmendjen e Pochettinos. Ai sigurisht ka kualitetin e duhur për të pasur ndikim tek “Spursët” në kampionatin anglez dhe në Ligë të Kampionëve, gjë që do t’i ipte Tottenhamit kualitet shtesë që do t’i ndihmonte atyre të garojnë në disa frone.

Shaqiri ka tri vite e gjysmë të mbetura në kontratën e tij pesë vjeçare pas transferimit të tij nga Interi. Nëse ai do të përfundojë pesë vitet e tij në kontratë, varet nga Stoke City dhe Mark Huges apo edhe sezoni i tyre në Premierë Ligë, ku zona e dëbimit është sërish e mundshme, shkruan portali arbresh.info.

Por, në rast se nuk ndryshojnë gjërat, largimi në janar mund të vihet në pyetje.

Përveç top klubet si Tottenhami dhe Arsenali, klubet mesatare si Evertoni, Burnley, Newcastle United dhe Watfordi besohet se mund të shqyrtojnë mundësinë për të blerë “Messin e Alpeve”.

Duke u bazuar në bastet e fundit, Arbresh.info ka raportuar së fundmi se Shaqiri mund t’i bashkohet dy yjeve tjerë shqiptarë te Arsenali, Granit Xhakës dhe Shkodran Mustafit. Por, në rast se Shaqiri dëshiron të largohet nga Premierë Liga, ai mund të kërkoj të rikthehet në Gjermani te një skuadër që mund të shfrytëzojë një sulmues anësor si RB Leipzigu apo Borussia Monchengladbchi.

Pa marrë parasysh se ku përfundon, Shaqiri duket se do të largohet me forcë jashtë nga Stoke City në janar ose në fund të sezonit nëse ata nuk mund të rikthehen në një pozitë më të mirë./A.Namani/Arbresh.info/

Të ngjashme