Google ADS

Rihapet rasti rreth mashtrimit tatimor nga ylli e Real Madridit (FOTO)

18:42 | 3 Tetor 2017
Arbresh Info

Agjencia e Taksave në Spanjë (AEAT) ka rihapur rastin kundër yllit të Real Madridit rreth pagesave në lidhje me të drejtat e imazhit të tij.

Agjencia e Taksave në Spanjë ka rihapur hetimin në mbrojtësin e Real Madridit, Marcelon, rreth një mashtrimi të mundshëm prej 400.000 euro që daton nga viti 2013 në lidhje me të drejtat e imazhit të tij, transmeton portali arbresh.info.

Rasti i Marcelos rreth taksave është duke u shqyrtuar nga autoritetet spanjolle
Rasti i Marcelos rreth taksave është duke u shqyrtuar nga autoritetet spanjolle

Bazuar në të përditshmen spanjolle ‘El Mundo’, hetuesit rreth situatës së taksave të Marcelos kishin filluar shqyrtimin kur lojtari deklaroi të ardhurat e tij në vitin 2015 si taksë korporate derisa autoritetet pohonin se duhet të paguheshin si të ardhura taksore personale.

Rasti tani ka kaluar te zyrtarët hetues të krimeve financiare në Spanjë, të cilët do të vendosin nëse Marcelo kishte ndërmend të mashtronte autoritetet e taksave apo jo./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme