Futbollisti i Kombëtares së Brazilit, Richarlison është rrëfyer në një intervistë dhe ka treguar mbi depresionin e thellë të cilën e përjetoi menjëherë pas Kupës së Botës “Katari 2022”.
26-vjeçari i cili tashmë luan në Tottenham Hotspur e kishte menduar edhe vetëvrasjen si opsion për t’i zgjidhur problemet e veta, por më pas takoi një psikolog – dhe jeta e tij ndryshoi, shkruan Indeksonline
“Isha në depresion dhe isha afër të hiqja dorë. Isha një djalë i ri, në kulmin tim, por po e arrija kufirin tim. U dukesha sikur isha i fortë mendërisht, por pas Kupës së Botës gjithçka u shkatërrua.
“Mendoj se psikologu dhe terapitë më shpëtuan, më shpëtuan jetën. Mendoja vetëm gjëra negative.
“Sot mund të ju them, kërkoni një psikolog nëse keni nevojë për të sepse është mirë që ju të hapeni kështu, që të flisni me personin”, u shpreh Richarlison
26-vjeçari gjatë këtij sezoni ka zhvilluar 23 ndeshje në Premier League, ka shënuar 10 gola dhe ka bërë 3 asiste.
🇧🇷🗣️ Richarlison opens up on mental health…
“I’d just played in a World Cup, man, at my peak, I was reaching my limit, you know?”
“I don’t know, I’m not going to talk about killing myself, but I was in a depression there, and I wanted to give up.”
“Even I, who seemed to… pic.twitter.com/z3xwIdQNOK
— EuroFoot (@eurofootcom) March 27, 2024
Roma fillon të këndellet, ‘shkatërron’ në shtëpi Parman
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt ...
Të paktën 20 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
LDK premton koeficient të pagave 150 euro për të giithë shër...
U tha se zëvendësministri i ri i MINT-it ishte dënuar për ke...
Nga 100 euro për fëmijë e pensionistë, Rrahmani: Vendim i du...