Ricardo Carvalho ka marr një lajm të keq prej shtetit spanjoll.
Ish-futbollisti i Real Madridit, Ricardo Carvaldo është dënuar me shtatë muaj burg për krime tatimore të kryera midis vitit 2011 dhe 2012.
Madje, reprezentuesi portugez ka pranuar vendimin e prokurorisë spanjolle dhe nuk e ka ndërmend ta sfidojë atë.
Megjithëse prokurori i kërkoi gjykatës një vit burg për futbollistin dhe një gjobë prej 300 mijë eurove, gjykata argumentoi se kërkesat e prokurorit ishin “joproporcionale” dhe Carvaldon e dënoi me shtatë muaj burg dhe rreth 143 mijë euro.
Kjo lehtësi ka ardhur pasi që futbollisti 39-vjeçar ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë spanjolle, ku edhe do të bëjë pagesën e plotë të shpenzimeve gjyqësore, e cila kap shumën prej 546 mijë euro.
Carvalho aktualisht është lojtari i skuadrës kineze Shanghai SIPG. Ligji spanjoll parashikon burgim të kushtëzuar nëse i akuzuesi dënohet më pak se 24 muaj burgim
Një numër i mediave spanjolle thonë se karriera sportive i ka mbaruar Ricardos pasi që ai duhet të kthehet në Spanjë të vuajë dënimin, edhe nëse ai do të shndërrohet me kusht.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...