Ribery i gatshëm të kthehet në stërvitje

23:55 | 9 Maj 2020
Arbresh.info

Franck Ribery është i gatshëm të kthehet në stërvitje me skuadrën e Fiorentina.

Ylli francez i futbollit, Ribery, ka rezultuar negativ në testet e Covid-19 dhe tashmë është i gatshëm të kthehet në stërvitje me ‘Viola’, transmeton lajmi.net.

Francezi do të stërvitet për herë të parë pas operimit që pati në kyçin e këmbës, në muajin dhjetor.

37 vjeçari ka kompletuar karantinën e tij 14 ditore pasi u kthye në Florence nga Mynihu, dhe tashmë do të jetë gati.

Ribery pritet të kthehet në stërvitje në ditët e ardhshme, ku do të zhvillojë seanca individuale.

Dy muajt suspendim për futbollin i kanë dhënë kohë shtesë francezit për t’u rikuperuar nga lëndimi i tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme