Franck Ribery tregon që ka pasur oferta nga shumë skuadra të njohura evropiane.
Ribery është pjesë e Bayern Munichut që nga viti 2007 dhe vetë ai rrëfen se gjatë kësaj kohe ka pasur oferta nga shumë klube tjera por ka preferuar të qëndrojë në Allianz Arena.
Francezi madje u ka thënë jo edhe klubeve si Real Madrid dhe Barcelona dhe meritën më të madhe për këtë ai ia dedikon presidentit Uli Hoeness dhe Karl Heinz Rummenigges që e kanë bindur të qëndronte në Munih.
“Në një periudhë e kam menduar largimin nga Bayerni”, ka thënë ai për Kicker. “Në vitet 2008 dhe 2009 secili klub i madh më ka kërkuar: Juventus, Inter, Milan, Barca, Real, Chelsea, Manchester United, të gjitha këto”.
“Dua të falënderoj Honessin dhe Rummeniggen që në atë periudhë kanë biseduar me mua dhe më kanë bindur që të qëndroj. Tani janë bërë 10 vite që jam pjesë e Bayernit ku kam fituar çdo trofe”, ka përfunduar ai.
33-vjeçari ka fituar 18 trofe me Bayernin. /Arbresh.info
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...