Franck Ribery mbetet lojtar i lirë në fund të këtij edicion, por ai dëshiron që të vazhdojë me Bayern Munichun.
Ribery gjendet në klub nga viti 2007, ndërsa Bayer ka menduar që t’i largojë disa lojtarë që janë më në moshë përfshirë edhe Arjen Robben dhe Rafinha.
“Këtu kam shpenzuar dy të tretat e karrierës time, kjo mes nesh është një histori e madhe dashurie dhe nuk dua të përfundoj”.
“I jam shumë mirënjohës këtij klubi që më pranon pa kushte. Nuk do ta tradhtoja kurrë Bayernin, duke zgjedhur një klub tjetër”, ka thënë Ribery duke dërguar sinjale të qarta te kryesia e klubit.
Klubi gjerman është duke përjetuar një ndryshim brezash.
Mendohet edhe largimi i lojtarëve të mbrojtjes si Mats Hummels me Jerome Boateng.
Ribery ka arritur ta bind klubin në tri vitet e fundit duke ia rinovuar kontratën po aq herë.
Ai po tregon formë të mirë këtë sezon, duke shënuar katër gola në muajin dhjetor.
Sulmi në Gjermani, Rama: Shqipëria solidarizohet me Gjermani...
Sulmi në Gjermani, njëri nga të vrarit thuhet se është fëmij...
Mërgimtarët po vijnë, kjo është situata në pikat kufitare
Sulmi në Magdeburg, Haradinaj: Jemi pranë popullit gjerman n...
Falafel, një zgjedhje e shkëlqyer për një drekë të shëndetsh...
Kush është i dyshuari që shkaktoi tragjedinë në Magdeburg – ...