Ylli i Salernitana, Franck Ribery zbulon se Barcelona, Juventus dhe Real Madridi i Jose Mourinhos donin ta nënshkruanin atë në të kaluarën, por ai nuk është penduar duke pasur parasysh atë që arriti në Bayern Munich.
Ylli francez kaloi 12 sezone në Gjermani, duke fituar 23 trofe, duke përfshirë një Ligë të Kampionëve dhe nëntë tituj të Bundesligës.
“Futbolli është jeta ime dhe ende sot jam i lumtur në fushë. Ndihem mirë dhe mund t’ua përcjell përvojën time lojtarëve më të rinj”, ka thënë fillimisht Ribery për Tuttosport.
“Kam bërë shumë sakrifica gjatë karrierës sime. Pavarësisht nëse objektivi është mbijetesa në Ligën e Kampionëve apo Serie A, ju duhet të jeni të uritur për të fituar dhe të keni pasion”.
Salernitana viziton Romën e Mourinhos në Stadio Olimpico të dielën. Cili është raporti i tij me Speciale One?
“Do të jetë mirë të takoj Mourinhon. Ai kurrë nuk ka qenë trajneri im, por ne kemi qenë gjithmonë në marrëdhënie të mira. Jemi takuar shumë herë në Ligën e Kampionëve dhe kemi folur gjithmonë pas ndeshjeve. Ai më donte në Real Madrid në të kaluarën, por Bayerni nuk më la të shkoja”.
“Barcelona dhe Juventusi gjithashtu më thirrën, por nuk jam penduar, jam krenar që kam kaluar 12 vjet në një klub gjigant si Bayern Munich, ku fitova gjithçka dhe shkrova faqe të rëndësishme në historinë e klubit”, përfundoi francezi.
#Ribery esclusivo: “#Vlahovic il nuovo #Lewandowski” ? https://t.co/nuTRpIjcIS
— Tuttosport (@tuttosport) April 8, 2022
Ribery nuk e ka gjetur ende rrjetën këtë sezon në Serie A dhe ka dhënë dy asistime në 18 paraqitje në kampionatin italian.
Ky është sezoni i tij i tretë në Itali pas një periudhe dyvjeçare në Fiorentina dhe tani ka kontratë me klubin nga Stadio Arechi deri në verë.
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 Nëntorin, Kurti: K...
Mbappe dështon të shënoj nga penalltia
Hoti: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e P...
Policia e Kosovës pranon donacion dy automjete nga Gjermania
Thyhet rezistenca e Real Madridit, shënon Mac Allister
Pezullohet nga puna profesori që hodhi në mbeturina flamurin...