Rezultoi pozitiv në doping/ Reagon Chelsea dhe futbollisti, Mudryk mohon gjithçka

12:54 | 17 Dhjetor 2024
D.H

Futbolli ukrainas, Mykhailo Mudryk ka hyrë në probleme pasi është testur pozitiv në testin anti-doping.

Edhe klubi i Chelseas e ka konfirmuar se FA e ka kontaktuar futbollistin pasi në testin e tij të urinës pas një ndeshje ka gjetur diçka të pafavorshme, shkruan Arbresh.info.

Ndërkohë që klubi dhe Mudryk i kanë dhënë mbështetje FA lidhur me fazat e testimit, kurse ukrainasi ka bërë të ditu për klubin se ai asnjëhërë nuk ka përdoru ndonjë substancë të ndaluar me vetëdijen e tij.

“Klubi i Futbollit Chelsea mund të konfirmojë se Federata e Futbollit ka kontaktuar së fundmi lojtarin tonë Mykhailo Mudryk në lidhje me një gjetje të pafavorshme në një test rutinë të urinës”.

“Si Klubi ashtu edhe Mykhailo mbështesin plotësisht programin e testimit të FA dhe të gjithë lojtarët tanë, përfshirë Mykhailo, testohen rregullisht. Mykhailo ka konfirmuar kategorikisht se ai kurrë nuk ka përdorur me vetëdije ndonjë substancë të ndaluar”.

“Si Mykhailo ashtu edhe klubi tani do të punojnë me autoritetet përkatëse për të përcaktuar se çfarë ka shkaktuar gjetjen e pafavorshme. Klubi nuk do të komentojë më”, thuhet në njoftimin e Chelseat.

Menjëherë pas reagimit të Chelseas ka ardhur edhe reagimi i futbollsitit përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

Ai ka mohuar kategorikisht këto informacione dhe shpreson të rikthehet sa më shpejtë në fushë.

“Mund të konfirmoj se jam njoftuar se një mostër që i kam dhënë FA përmban një substancë të ndaluar”, ka shkruar fillimisht Mudryk në Instagram pas raportimeve për testin e tij pozitiv të dopingut.

“Kjo ka ardhur si një tronditje e plotë pasi unë kurrë nuk kam përdorur me vetëdije ndonjë substancë të ndaluar ose kam shkelur ndonjë rregull, dhe po punoj ngushtë me ekipin tim për të hetuar se si mund të ketë ndodhur kjo”.

“E di që nuk kam bërë asgjë të keqe dhe shpresoj se do të rikthehem së shpejti në fushë”.

“Nuk mund të them më shumë tani për shkak të konfidencialitetit të procesit, por do ta bëj sa më shpejt që të mundem”, përfundoi shkrimin e tij ukrainasi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme