Bernard Challandes është shprehur i kënaqur me performancën e Kosovës në barazimin kundër Danimarkës.
Mysafirët në stadiumin “Fadil Vokrri” arritën të realizojnë në sekondat e fundit duke siguruar barazim 2 me 2 kundër kombëtares sonë që shfaqi një paraqitjeve vërtetë të shkëlqyer, shkruan portali arbresh.info.
“Ishte një ndeshje shumë agresive dhe intensive, për mua skuadra ka bërë një punë shumë të mirë, kishim mundësi për të shënuar dhe realizuam dy herë”, ka thënë fillimisht Challandes pas ndeshjes.
Trajneri zviceran theksoi gjithashtu se rezultati i ndeshjes nuk ishte shumë i rëndësishëm , por paraqitja e tyre kundër një kombëtare të madhe si Danimarka.
“Për mua rezultati i sotëm nuk ishte shumë i rëndësishëm. Kemi shfaqur shumë kuraje dhe kemi rrezikuar”
67-vjeçari foli edhe për takimin e ardhshëm dhe debutues kundër Bullgarisë në kuadër të kualifikimeve në Euro 2020.
“Mendoni se skuadra është e gatshme, duhet të bëjmë një rikuperim, është shumë e rëndësishme, por kemi katër ditë”
“Unë kërkojë më të mirën nga lojtarët, nuk them se duhet të fitojmë gjithsesi, Bullgaria është një skuadër shumë e fortë dhe ndeshja kundër tyre do të jetë një ndeshje shumë ngazëlluese”, përfundoi ai./arbresh.info/
28 Nëntori, Konjufca bën homazhe në Prekaz e Boletin
‘Sulme masive’ në sektorin energjetik të Ukrainës, thotë min...
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimet e yjeve
Parashikimi i motit për sot
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...