Rezultatet nga tetë ndeshjet në kualifikimet për EURO 2024

08:09 | 24 Mars 2023
K.B

Mbrëmë janë zhvilluar  tetë ndeshje të grupeve në kualifikimet për EURO 2024.

Vëmendja më e madhe ishte në ndeshjen e grupit C Itali – Angli, të cilët Tre Luanët e fituan me rezultat 2-1. Tek i njëjti grup, Maqedonia e Veriut e mposhti Maltën me rezultat 2-1.

Në grupin J, Portugalia mposhti thellë Lihtejnshtajnin 4-0, me dy golat që erdhën nga ylli Cristiano Ronaldo, i cili po ashtu me këtë ndeshje theu rekordin për më së shumti paraqitje ndërkombëtare. Bosnja e Hercegovina mposhti Islandën bindshëm 3-0, ndërsa Sllovakia me Luksemburgun u ndanë pa gola.

Sllovenia u mposht nga Kazakistani 2-1 në grupin H, ndërsa ndeshja mes Danimarkës dhe Finlandës përfundoi me rezultat 3-1 në të mirë të Danimarkës. Irlanda e Veriut triumfoi 2-0 ndaj San Marinos.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme