Të gjitha takimet e zhvilluara këtë mbrëmje (e mërkurë) në kuadër të UEFA Ligës së Kampionëve kanë përfunduar.
Tetë ndeshje janë luajtur në kuadër të xhiros së tretë të fazës së grupeve në kompeticonin më të madh evropian të UEFA-së, shkruan portali arbresh.info.
Gjithçka nisi në Holandë në ndeshjen mes Ajaxit dhe Chelsea, i cili mori tri pikë në Amsterdam falë golit nga Mitchy Batchuayi për 0 me 1.
Skuadra gjermane RB Leipzig fitoi 2 me 1 ndaj Zentit, ndërkohë që Benfica me rezultat të ngjashëm mposhti Lyonin e Barcelona skuadrën e Slavia Pragues.
Interi mori tri pikë mjaftë të rëndësishme me fitoren 2 me 0 ndaj Borussia Dortmundit pas një paraqitje impresive në San Siro.
Lille dhe Valencia ndanë pikët duke barazuar me rezultat 1 me 1.
Salzburg 2-3 Napoli dhe Genk 1-4 Liverpool ishin takimet që sollën më së shumti gola./arbresh.info/
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor