Gjatë ditës së sotme kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e fundit të Superligës së Kosovës në futboll.
Kampioni në fuqi, Ballkani ka arritur të fitoj bindshëm ndaj Feronikelit ’74 në udhëtim me rezultat 1-4, teksa tri pikë i ka arkëtuar edhe Malisheva në “Liman Gegaj”, ku ka mposhtur Llapin 2-1, shkruan Arbresh.info.
Xhiro e 12-të filloi të shtunën me ndeshjen mes Gjilanit dhe Dukagjinit, ku mysafirët triumfuan me rezultat 1-2.
Kurse dy sfida u zhvilluan të dielën, Drita arriti të marr një fitore të rëndësishme në udhëtim tek Suhareka dhe Prishtina triumfoi minimalisht ndaj Ferizajt në kryeqytet.
Pas 12 xhirosh tabelën e kryesojnë Ballkani dhe Malisheva me nga 22 pikë, të ndjekura pas nga Drita me 21.
Ndërsa vendin e fundit e zë, Feronikeli ’74 me tri sosh.
Xhiron e radhës takohen Gjilani – Suhareka, Dukagjini – Feronikeli ’74, Ballkani – Malisheva, Llapi – Prishtina dhe Ferizaj – Drita.
Por para kësaj xhiro fillimisht të mërkuren luhet ndeshja e mbetur nga xhiro e dytë mes Prishtinës dhe Dritës./Arbresh.info
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...