Ka përfunduar edhe xhiroja e tretë në Ligën e Parë të Kosovës në të dyja grupet ku në këtë javë janë zhvilluar derbi në të dyja grupet.
Në grupin A të Ligës së Parë, vëmendja kryesore ishte në derbin e Dukagjinit, ndërmjet Besës së Pejës dhe Vëllaznimit, ku mysafirët triumfuan me rezultat 4-3, shkruan Arbresh.info.
Një tjetër derbi ishte ai mes Trepçës 89’ dhe Lirisë ku mitrovicasit triumfuan me rezultat minimal 1-0.
Me po të njëjtin rezultat triumfoi edhe skuadra e re e inkuadruar këtë edicion në Ligën e Parë, Mitrovica ndaj skuadrës së Rilindjës 1974.
Drenica mposhti Istogun 2-0, kurse i vetmi takim që përfundoi pa fitues ishte mes Rahovecit dhe Trepçës ku ndeshja u mbyll 1-1.
Pas tri jave në këtë grup prijnë Drenica dhe Vëllaznimi me nga shtatë pikë, të ndjekura pas nga Trepça 89’ dhe Rilindja 1974 me nga një pikë më pak.
Trepça është e pesta me katër sosh, kurse katër skuadra kanë nga tre pikë, Liria, Besa Peja, Istogu dhe Mitrovica.
Rahoveci është i fundit me një pikë.
Ndërkohë në Grupin B, sfida kryesore ishte mes Prishtinës së Re dhe Vushtrisë ku vendasit dolën fitues me rezultat të pastër 3-1.
Në duelet tjera, Vjosa mposhti 2 Korrikun me rezultat 2-1, Dianmo mposhti në udhëtim Kekun 1-0, Fushë Kosova triumfoi ndaj Ramiz Sadikut minimalisht 1-0.
Me po të njëjtin rezultat 1-0, Kika e mposhti Flamurtarin.
Pas tri ndeshjeve edhe në grupin B, kreu i tabelës ndahet nga dy skuadra, Prishtina e Re dhe Dinamo që kanë nga nëntë pikë.
E treta është Vjosa me gjashtë sosh, ndërkohë pas saj vjen Keku, Kika, Vushtrria dhe Fushë Kosova me nga katër pikë.
Vendin e tëtë dhe nëntë e ndajnë 2 Korriku dhe Ramiz Sadiku me nga një pikë, kurse i fundit është Flamurtari pa pikë./Arbresh.info
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...