Janë mbyllur nëntë nga dhjetë takimet e Ligës së Parë në grupet A dhe B, ku nuk munguan befasitë.
Tek Grupi A, Trepça ka pësuar humbje nga Besa e Pejës me rezultat 3-2, ndërsa Liria ka marr fitoren e parë duke mposhtur Rahovecin me rezultat 2-0.
Derbi kuqezi mes Vëllaznimit dhe Drenicës u mbyll pa gola 0-0. Rilindja 1974 ka vazhduar me fitore, ku kësaj radhe ka arritur ta mposht Trepçën ‘89 me rezultat 2-1.
Ndeshja mes Istogut dhe Mitrovicës zhvillohet të hënën.
Rilindja 1974 është lidere e vetme në Grupi A me 6 pikë, ndërsa nga 4 pikë kanë Vëllaznimi dhe Drenica.
Trepça ‘89, Liria, Trepça dhe Besa e Pejës kanë nga 3 pikë. Pa pikë janë Mitrovica, Istogu dhe Rahoveci.
Sa i përket Grupit B, Prishtina e Re ka vazhduar me fitore, duke e mposhtur si mysafir Ramiz Sadikun me rezultat 2-1.
2 Korriku dhe Fushë Kosova kanë barazuar me rezultat 1-1, ndërsa KEK-u ka mposhtur si mysafir Flamurtarin me rezultat 3-1.
Fitoren e parë e ka realizuar Vushtrria që ka arritur ta mposht Kikën me rezultat 3-2.
Dinamo e Ferizajt po ashtu ka marr fitore këtë javë, duke e mposhtur Vjosën me rezultat 3-2.
Prishtina e Re dhe Dinamo kanë nga 6 pikë, ndërsa nga 4 pikë kanë tubuar Vushtrria dhe KEK-u.
Vjosa është e pesta me 3 pikë, ndërsa nga një pikë kanë Kika, Ramiz Sadiku, 2 Korriku dhe Fushë Kosova.
Flamurtari është i fundit pa pikë.
Në xhiron e radhës në kuadër të grupit A, takohen: Rahoveci-Trepça, Drenica-Istogu, Mitrovica-Rilindja 1974, Trepça ’89-Liria dhe Besa Peja-Vëllaznimi.
Kurse në Grupin B, ballafaqohen: Keku-Dinamo, Fushë Kosova-Ramiz Sadiku, Prishtina e Re-Vushtria, Vjosa-2 Korriku dhe Kika Flamurtari./Arbresh.info
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...