San Marino është tronditur pasditen e sotme (e shtunë) në ndeshjen kundër Rusisë.
Kombëtarja ruse ka realizuar gjithsej nëntë gola në ndeshjen kundër San Marinos të zhvilluar në kuadër të xhiros së tretë në kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020, shkruan portali arbresh.info.
Mysafirët i rezistuan për vetëm 25 minuta lojë presionit të madh nga rusët në stadiumin Mordovia Arena në Saransk para se të pranonin katër gola radhazi brenda vetëm 15 minutave tjerë deri në fund të pjesës së parë.
Michele Cevoli zhbllokoi shifrat duke shënuar autogol, para se Artem Dzyba të dyfishonte shifrat duke shënuar nga pika e bardhë ndërkohë që Fedor Kudryashov dhe Anton Miranchuk gjetën gjithashtu portën para përfundimit të pjesës së parë.
Artem Dzyba shënoi edhe tri gola gjatë pjesës së dytë (73′, 76′, 88′), ndërsa dy golat tjerë i shënoi Fedor Smolav (77′, 83′) për 9 me 0.
Rusia qëndron në pozitën e dytë me gjashtë pikë në Grupin I, ndërsa San Marino qëndron në fund me asnjë pikë./arbresh.info/
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...
Izraeli arreston drejtorin e një spitali në veri të Gazës
Kurti dhe Nagavci vendosin gurthemelin e çerdhes në Rekë-Vat...