Rezultat pozitiv nga Bayerni në “Emirates”, gjithçka vendoset në “Allianz Arena”

23:16 | 9 Prill 2024
R J

Arsenali dhe Bayern Munich kanë barazuar 2-2 në ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Pas vetëm 12 minutash lojë, Bukayo Saka realizoi një super gol, prej një asistimi të Ben White.

Por, gjashtë minuta kaluan dhe bavarezët i barazuan shifrat në 1-1 me golin e Serge Gnabryt, që u asistua nga Leon Goretzka.

Willam Saliba shkaktoi penallti në minutën e 32-të, ndërsa Harry Kane shënoi nga pika e bardhë për 2-1.

Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në të dytën ishte një kujdes më i shtuar.

Rastet nga të dyja anët nuk munguan, mirëpo mbrojta e skuadrës mysafire u thye në minutën e 76-të./telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme