Rey Manaj vazhdon shkëlqimin në kampionatin turk, shënon gol sërish

16:11 | 25 Shkurt 2024
D.H

Sivasspori ka arritur të shënoj fitore me rezultat 4-1 ndaj Peniksporit në kuadër të ndeshjes së 27-të në kampionatin turk.

Edhe njëherë tjetër protagonist në ndeshjet e Sivassporit ishte Rey Manaj, shkruan Arbresh.info.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare shënoi golin e tretë të skuadrës së tij në këtë fitore.

Ndërsa ky ishte goli 14-të këtë sezon për të dhe tani është vetëm katër gola larg, top golashënuesit më të mirë në ligë i cili është Edin Dzeko.

Ky ishte goli i tretë në tri ndeshje me radhë për shqiptarin.

Përveç golit, Manaj u ndëshkua edhe me karton të verdhë në minutën e 21-të.

Sivasspori pas kësaj fitore ndodhet në pozitën e gjashtë në tabelë me 37 pikë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme