Google ADS

Rey Manaj shënon gol ndaj Fenerbahçes

20:57 | 4 Dhjetor 2023
D.H

Fenerbahçe ka mposhtur Sivassporin me rezultat 4-1 në kuadër të xhiros së 14-të, në Superligën turke.

Sulmuesi shqiptar Rey Manaj ka shënuar golin e vetëm të skuadrës së tij Sivasspor, shkruan Arbresh.info.

Manaj shënoi në minutën e 50-të të ndeshjes për të ngushtuar epërsinë në 2-1.

26-vjeçari po kalon në formë të mirë nga transferimi i tij në elitën turke tek Sivasspori, si agjent i lirë.

Ky ishte goli i pestë i tij këtë edicion të ri të garave në elitën e futbollit turk, teksa kujtojmë që xhiron e kaluar kishte shënuar dy super gola ndaj Trabzonsporit.

Top golashënues të kampionatit turk janë Icardi dhe Dzeko me nga 11 gola./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme