Pas disa “aventurave” të këqija, në shumë skuadra elitare anë e mbanë Evropës, duket se “bomberi” nga Lushnja, Rey Manaj ka “rilindur” te turqit e Sivasspor, ku po kalon ndoshta një nga momentet më fantastike në karrierën e tij, teksa deri më tani numëron plot 15 gola, në 23 ndeshjet e regjistruar mes kampionatit e Kupës, në Turqi, duke u kthyer në një nga “yjet” e ekipit.
Të tilla statistika kanë mahnitur edhe bordin e turqve, me zëdhënësin për mediat të klubit turk, Gokhan Karagol, i cili ka treguar se për 26-vjeçarin ka një sërë ofertash, që do të shqyrtohen në fundin e sezonit, por gjithsesi brenda klubit janë të bindur se shitja e Manaj drejt një skuadre tjetër do të thyejë rekordin e 18-vjeçarit, Yunus Emre Konak, i cili u transferua për shifrën e 4.5 milionë euro, te skuadra e Brentford, përcjell abcnews.
“Po marrim oferta shumë serioze për Rey Manajn. Megjithatë, ne i kemi shtyrë të gjitha këto oferta për fundin e sezonit aktual. Pas Evropianit, ne presim që Manaj të thyejë rekordin historik të tranferimit”,- është shprehur Karagol, në një deklaratë për mediat, duke i dhënë kështu sinjale të forta edhe teknikut Sylvinho, për formën e “bomberit” lushnjar.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...