Rey Manaj në formacionin e javës në Turqi

15:20 | 22 Tetor 2024
D.H

Rey Manaj është rikthyer me dy golësh pas lëndimit me skuadrën e Sivassporit.

Sulmuesi shqiptar arriti të jetë vendimtar në fitoren 3-2 ndaj Hataysporit në fundjavën që lamë pas.

27 vjeçari shënoi në minutën e 43-të dhe në atë të 73-të nga penalltia për t’ia siguruar fitoren ekipit të tij në Superligën turke, kurse një gol tjetër për vendësit e shtoi Samba Camara, shkruan “Gazeta Express”.

Për këtë, faqja e specializuar për vlerën e lojtarëve – Sofascore e ka vlerësuar sulmuesin lushnjar duke e futur në ekipin ideal të javës.

Ish-futbollisti i Interit e Barcelonës e gjen veten përkrah Mauro Icardit të Galatasarayt në sulmin e formacionit të javës në Turqi.

Përfaqësuesi shqiptar, i cili iu mungoi Kuqezinjve në ndeshjet e tetorit, u vlerësua me notën 8.4

Manaj i ka realizuar tre gola në gjashtë ndeshje në nëntë xhirot e para të sezonit në Superligën turke.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme