Google ADS

Rey Manaj ndal hovin e Fenerbahces në garë për titull

11:04 | 23 Prill 2024
D.H

Fenerbahce nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë ndaj Sivassporit në ndeshjen e mbrëmshme në kuadër të xhiros së 33-të në kampionatin turk.

Feneri pati epërsi deri në minutën e 94-të, kur për vendasit u akordua penallti, shkruan Arbresh.info.

Nga 11 metra i pagabueshëm ishte Rey Manaj, i cili shënoi për të barazuar rezultatin.

Rey tani më ka 17 gola dhe një asistim dhe është tre gola larg dy topgolashënuesëve në Turqi.

Në listën e golashënuesve prinë Icardi dhe Dzeko me nga 20 secili.

Pas këtij barazimi Fenerbahce bën hap fals drejt titullit ku ka 86 pikë dhe është katër pikë mbrapa liderit Galatasaray./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme