Shqiptari Rey Manaj ishte protagonisti kryesor i fitores së Barçës kundër Gimnastic (4-0), në miqësoren e parë para-sezonale.
Sulmuesi i kombëtares kuqezi shënoi një “het-trik” në pjesën e dytë dhe, në fund të ndeshjes së luajtur në “Estadi Johan Cruyff”, ishte i kënaqur me performancën e tij të shkëlqyer.
“Jam shumë i lumtur, në pjesën e dytë kemi bërë mirë dhe e gjeta golin. Ishte një miqësore për të parë veten ku jemi, duhet të fitojmë ritmin për fillimin e sezonit”.
Rey Manaj mori e topin e ndeshjes me vete, sepse shënoi tre gola. “Është një kujtim i bukur dhe topin e nënshkrova nga të gjithë lojtarët. E ardhmja? Unë mendoj të punoj këtu, pastaj të shohim se çfarë do të ndodhë”.
Ditët e fundit ka pasur thashetheme që e shohin atë jashtë klubit katalanas.
“Jam i lumtur për sezonin e kaluar, kemi pasur një sezon të mirë, por ishim të pafat në “play off”. Duhet të vazhdoj të punoj. Kësi lojërash shërbejnë për të rritur ritmin. Do të jetë një vit shumë i gjatë”./GO/
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe