Sulmuesi i Shqipërisë, Rey Manaj është afër transferimit në Spanjë.
Manaj nuk ka mundur të bindë drejtuesit e Interit për të qëndruar me ekipin në këtë sezon dhe sërish është marrë vendimi për ta huazuar atë.
Sipas ‘Sky Sports’, Inter ka rënë dakord që ta huazojnë lojtarin në ligën e dytë spanjolle te skuadra e Granadas.
Aventura e sezonit të kaluar te Pisa në Serie B, nuk shkoi si duhet për sulmuesin nga Lushnja, i cili këtë vit ka mundësinë që të tregojë vlerat edhe në futbollin spanjoll për të bindur më pas drejtuesit e Interit që ta rikthejnë në skuadër.
Lëkundje tërmeti në Malin e Zi
E shkatërruar nga zjarret, Paris Hilton ndan pamjet e shtëpi...
KQZ mban mbledhjen e radhës, ky është rendi i ditës
Sot shpërndahet Kuvendi i Kosovës
Rruga Shirokë-Zogaj, Rama: Investim me rëndësi për zhvillimi...
PCOS: Shkaqet, Simptomat dhe Mundësitë e Trajtimit për Menax...