Kosova fitoi ndeshjen e djeshme ndaj Lituanisë me rezultat 2-1.
Pjesë e këtij triumfi ishte edhe Elvis Rexhbeçaj i cili luajti për 90 minuta dhe u ndëshkuar me karton të verdhë, shkruan Arbresh.info.
Pas këtij kartoni ai nuk do të jetë i gatshëm të luaj për ndeshjen ndaj Qipros në Prishtinë, pasi ka kaluar limitin e ndëshkimeve.
Ai gjatë ditës së sotme përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ka shkruar se pavarësisht kartonëve do të jetë me mendje dhe zemër me futbollistët dardan për ndeshjen e ardhshme.
“Fitore e rëndësishme!
Luftuam për njëri-tjetrin dhe e treguam forcën tonë si ekip. Fatkeqësisht, për ndeshjen e radhës ndaj Qipros nuk do të jem pjesë e ekipit për shkak të kartonëve, por do të jem me zemër dhe mendje me djemtë në fushë. Suksese ekipit për ndeshjen me Qipron!”, ka shkruar Elvis Rexhbeçaj.
Ndeshja mes Kosovës dhe Qipros luhet të martën nga ora 20:45./Arbresh.info
View this post on Instagram
Parashqevi Simaku dërgon mesazh të paharrueshëm nga New York...
Parashikimi i motit në Shqipëri, si do variojnë temperaturat...
Australi, lëshohen urdhra të evakuimit në shtetin Victoria p...
Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Xheneta, Gjestit: Kam thyer premtimin më të madh të familjes...
Juria profesionale zgjedh 15 këngët finaliste të Fest 63