Rexhbeçaj e ka humbur vendin te Wofsburgu, mund të kalojë te Baseli që në janar

22:05 | 31 Tetor 2019
Arbresh Info

Elvis Rexhbeçaj këtë sezon ka debutuar vetëm në ndeshjen e Kupës së Gjermanisë, ndaj RB Leipzig në mesjavë ku humbën 6-1.

Ai ka kontratë me VfL Wolfsburgun deri në vitin 2023 dhe mund të mos mendojë edhe aq shumë për të ardhmen e tij.

Por kjo nuk do të thotë që nuk ka klube të interesuara për shqiptarin Rexhbeçaj.

Situatat aktuale e tij pa asnjë ndeshje në kampionat është sinjal që ai duhet të largohet pasi për moshën që ka duhet të luajë.

Tani klubet e interesuara janë në rritje dhe e duan lojtarin e Wolfsburgut që në dimër.

Sipas informacioneve të Kicker, kjo përfshin edhe FC Baselin që gjendet në vendin e dytë në Superligën e Zvicrës pas Young Boysit.

Rexhbeçaj në edicionin 2017/18 ka debutuar në Bundesligë me Wolfsburgun, kurse edicionin e shkuar pati 24 paraqitje dhe dy gola e po aq asistime në Bundesligë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme