Te Real Madrid po presin merkaton e janarit për të larguar disa lojtarë. Gareth Bale dhe Isco ndodhen në vitin e fundit të kontratës dhe drejtuesit e “Los Blancos” duan të përfitojnë disa miliona nga shitja e tyre në merkaton e dimrit.
Carlo Ancelotti ka dhënë miratimin e tij për shitjen e dy futbollistëve, teksa edhe tre lojtarë të tjerë janë me valixhe gati. Dilema ka edhe rreth Eden Hazard, Mariano Diaz dhe Luka Jovic.
Gjithsesi, drejtuesit e Realit kanë vendosur të bisedojnë me tre lojtarët ofensivë, për të mësuar edhe qëllimet e dëshirat e tyre, por gjithçka varet edhe nga ofertat që do marrin lojtarët.
Në fund Marcelo, të cilit i përfundon kontrata verën e ardhshme. 33-vjeçari brazilian është pjesë e Realit prej vitit 2007, por ai e ka humbur postin e titullarit dhe fundi i sezonit pritet të sjellë fundin e aventurës së tij në “Santiago Bernabeu”.
Tërmet në Serbi, u ndje edhe në Maqedoninë e Veriut
Zbulohen prapaskenat, si Reijnders refuzoi transferimin te B...
Dyshime për dallavere në tenderët për organizimin e ekskursi...
Çka duhet të ndërmerrni kur iu bie gripi?
BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
Serbët e Kosovës me pasaporta të Serbisë mund të udhëtojnë p...