Google ADS

Revolucion në merkato, FIFA aprovon rregullat e reja që do të ndikojnë shumë tek klubet

11:20 | 31 Mars 2022
Lorik Gerbeshi

Në kongresin e saj, FIFA prezantoi rregulla të reja për huazimet e lojtarëve që do të ndryshojnë ndjeshëm tregun e futbollit.

Klubet do të reduktojnë numrin maksimal të lojtarëve që mund të dërgojnë në huazim.

Klubet do të mund të huazojnë maksimumi tetë lojtarë nga 1 korriku i këtij viti deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm. Ky numër lojtarësh do të bjerë në maksimum në gjashtë lojtarë deri në vitin 2024. Megjithatë, rregullat nuk do të zbatohen për lojtarët nën moshën 21 vjeçare, të cilët klubet do të mund t’i huazojnë ende pa kufizime.

Gjithashtu, nuk do të jetë më e mundur dërgimi i një lojtari në huazim dyvjeçar me të drejtë blerje dhe një klub do të lejohet të huazojë lojtarë në një tjetër klub maksimum tre lojtarë gjatë një sezoni.

Një lojtar i huazuar në një klub nuk mund të transferohet në një klub tjetër, siç ka qenë praktikë deri tani.

Kjo do të jetë goxha goditje për klubet më të pasura evropiane që kanë një numër të madh lojtarësh në huazim. Për shembull, klube si Juventus dhe Chelsea kanë udhëhequr në numrin e lojtarëve të huazuar në vitet e fundit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme