Një numër i madh i lojtarëve të Manchester United mund të shiten gjatë kësaj vereve sipas raportimeve të fundit.
Ka qenë një tjetër sezon i vështirë për ‘Djajtë e Kuq’ ky i sivjetmi, pasi ata kanë dështuar që të përsërisin të paktën atë që bënë sezonin e kaluar, kur përfunduan në pozitën e tretë në tabelë.
Manchester United gjen veten në pozitën e gjashtë në Ligën Premier me 11 pikë larg Tottenhamit dhe Aston Villës që janë baras me pikë dhe në garë për një vend në top katërshe.
Mundësitë e United për kualifikim sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve duket se janë zbehur dhe me këtë në mendje, aksionari Sir Jim Ratcliffe po planifikon një revolucion të thellë në ekip.
Sipas Manchester Evening News, hiq më shumë se shtatë lojtarëve mund t’i tregohet dera e largimit në ‘Old Trafford’ teksa një numër i tyre do të lejohen që të largohen falas.
Tom Heaton, Anthony Martial dhe Brandon Williams që të treve do t’iu skadojë kontrata në verë dhe me shumë gjasa do të lirohen nga klubi.
Krahas këtyre tre lojtarëve që do të largohen falas, e përditshmja angleze pretendon se edhe Omari Forson, Alvaro Fernandez, Hannibal Mejbri, Donny van de Beek, Jadon Sancho, Facundo Pellistri dhe Mason Greenwood mund të largohen në verë.
Pjesa më e madhe e këtyre lojtarëve janë momentalisht të huazuar, por pasi dështuan që të impresionojnë edhe jashtë klubit me paraqitjet e tyre, ata me shumë gjasa do të shiten përfundimisht./Telegraf
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Kurti sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë s...