“Ballist Morina është i gatshëm të vrasë veten nëse ekstradohet në Serbi. Rasti i tij na ka turpëruar. Me rastin e Ballist Morinës ne treguam që jemi patriotë vetëm në “Facebook””, kështu tha Indrit Murati, miku i Ballist Morinës sot në “Zonë e Lirë”, në “Tv Klan”.
Sipas Muratit akuzat për “nxitje të rracizmit dhe dhunës në stadium”, nuk qëndrojnë pasi në atë flamur është shkruajtur “Autoktonus”, që do të thotë zot në këtë vend, nuk është shkruajtur Shqipëri etnike.
“Ballistit i ndodhi një fatkeqësi, babai i tij ndërroi jetë dhe u detyrua të vijë nga Italia, ku ai jeton me gruan dhe fëmijët e tij dhe erdhi në Kukës. Kur tentoi të ikte sërish në Itali, nuk e ka patur pasaportën pas urdhërarrestit nga Iterpolit. Është bërë gjyqi dhe është marrë vendimi për ekstradimin e tij në Beograd me akuzën “nxitje e rracizmit dhe e dhunës në stadium”. Këto akuza nuk qëndrojnë se aty nuk ka asgjë për rracizëm se në flamur është shkruajtur “Autoktonus”, që do të thotë zot në këtë vend, nuk është shkruajtur Shqipëri etnike”, tha Murati.
Miku i Morinës tha se ka kontaktuar me të dhe sipas tij ka rrezikshmëri të lartë që ai të vrasë veten nëse ekstradohet.
“Ai nuk ka frikë nga asgjë se ai kur bëri atë që kishte rrezikshmëri… Ai s’ka bërë asnjë krim. Unë e njoh dhe asnjë shqiptar i vërtetë s’do ta pranonte të bjerë në duart e armikut i gjallë. Ai është i gatshëm të vrasë veten. Rasti i Ballist Morinës na ka turpëruar. Me rastin e Morinës ne treguam që jemi patriotë vetëm në “Facebook”, dhe nëse do të kishte një Luftë të Tretë Botërore në internet ne shqiptarët do ta kishim fituar se në internet jemi të gjithë të paparë”, shtoi Murati.
Ismail Morina, i njohur si Ballist Morina është personi që ngriti dronin me flamurin shqiptar, ku shkruhej “Autoktonus”, gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri në Beograd./tvklan.al
Burimi për Drenushën: Tezja edhe dy-tri javë reklamon rrobat...
Presidentja Osmani të enjten u adresohet deputetëve
Man Utd është gati të ofrojë yllin e skuadrës plus para për ...
Largohen nga përdorimi doracakët e Edukatës Seksuale, Abdixh...
Suhareka e para në Kosovë me platformë për aplikimin online ...
BE: Çështjet e arsimit dhe shëndetësisë në veri të Kosovës t...