Reuters: Shqipëria mund të jetë surpriza e “Euro 2024”, mungesa e presionit e bën të rrezikshme

19:17 | 3 Qershor 2024
KRG

Shqipëria merr pjesë për herë të dytë në një kompeticion të atillë si Kampionati Evropian që do të mbahet në qershor-korrik në Gjermani. Kuqezinjtë do të kenë një detyrë të vështirë për të bërë përpara në një grup jashtëzakonisht të fortë ku mungesa e pritshmërisë mund të luajë një rol kyç.

Paraqitja e kombëtares shqiptares ishte në vitin 2016, kur kuqezinjtë nuk arritën të kalojnë fazën eliminatore të grupeve. Sivjet ata do të përballen me kampionët në fuqi të Italisë së bashku me Spanjën dhe Kroacinë në Grupin B.

Kjo është një eksperiencë e madhe për kuqezinjtë, teksa Shqipëria është rritur nga paraqitja e saj duke u kualifikuar pasi mposhti Republikën Çeke dhe Poloninë.

Që nga debutimi i tyre historik në vitin 2016, Shqipëria ka humbur kualifikimin në Europian së bashku me dy Kupat e Botës, por, nën drejtimin e trajnerit të ri Sylvinho kuqezinjtë janë në tjetër nivel.

Në vitin 2022 ata shënuan vetëm një fitore në 11 ndeshje. Sylvinho mori drejtimin e Shqipërisë në fillim të vitit 2023 dhe vitin e kaluar ata fituan pesë nga nëntë ndeshjet duke humbur vetëm një.

Sylvinho solli kolegët brazilian Doriva dhe argjentinasin Pablo Zabaleta për të punuar së bashku me të dhe ata vendosën të gjenin lojtarë që i përshtateshin stilit të tyre të lojës.

Shqipëria do të shpresojë të kapë Italinë në befasi në ndeshjen hapëse në Gjermani dhe ka shumë lojtarë në skuadrën e saj që do të jenë shumë të njohur me kundërshtarët e tyre.

Kristjan Asllani, Nedim Bajrami, Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ylber Ramadani, Etrit Berisha dhe Ardian Ismajli luajnë të gjithë futbollin e tyre të klubit në Serinë A dhe Sylvinho më parë ka punuar nën drejtimin e Roberto Mançinit te Interi.

Shqipëria ka humbur të katër takimet e mëparshme me Italinë dhe ndaj Spanjës ka pësuar disfatë në secilën nga tetë ndeshjet ndërsa kjo do të jetë ndeshja e parë me Kroacinë.

Kur u hodh shorti për grupin e tyre kualifikues, Polonia pritej ta kalonte atë.  Në vend të kësaj, Shqipëria u tregua më e forta, kështu që të qenit e dobët duket se u jep avantazh, transmeton “Reuters”.

Askush nuk do të presë që ata të vijnë përmes grupit të tyre në Gjermani dhe mungesa e presionit mund t’i bëjë ata të rrezikshëm për këdo që do t’i konsiderojë si të dobët./rtsh.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme