Nga Gjergji Stefa
4100 tifozë kundër Izraelit dhe diçka më shumë e 1 mijë tifozë kundër Jordanisë. Statistikat thonë që miqësorja e fundit regjistroi ndoshta numrin më të vogël të tifozëve në historinë e kombëtares?
Asnjë statistikë e veçuar nuk përbën argument për të dalë në përfundime, por trendi është fakt. Numër i vogël tifozësh dhe kundër Norvegjisë, ashtu si kundër në përgjithësi nuk ndihet më motivi i famshëm: të lutem më gjej një biletë?Kush janë arsyet. Shpejt e shpejt disa faktorë, jo nga rëndësia, sepse në momente të caktuara secila prej arsyeve mund të shndërrohet në përcaktuese.
Që nga momenti që Kosova është një skuadër përfaqësuese më vete në mënyrë të pashmangshme numri potencial i tifozëve në stadium ka rënë. Ca më tepër në këtë edciion ku Kosova është konkuruese dhe i luan ndeshjet e saja në Prishtinë. Në përfaqësuese ka 13 shqiptarë nga Shqipëria dhe 12 nga Kosova, dHe ky raport ca më pak ose ca më shumë gjëndje dhe nëpër tribuna.
Arsyeja e dytë është infrastrktura, profili i ndeshjes, qyteti ku luhet ndeshja, rutina e përditshme, orari apo emri i kundërshtarit. Miqësore, Elbasan, ora 20:00, Jordania. Vështirë që të ndokush në grup nga Tirana të mërkurën në mbrëmje të preferojë ta shohë live në stadium, teksa konkurrenca, cilësia e transmetimit dhe suporti televiziv me emisione të dedikuara dhe intervista janë gjithnjë e me kualitet më të lartë.
Arsyeja e tretë është sportive. Skuadra nuk po kalon një moment brilant. Fitorja Izrealin ishte e rëndësishme, por humbjet e thella në miqësore dhe në përgjithësi një nivel lojtarësh jo i njëjtë si në të shkuarën nuk e josh më publikun si në eliminatoret e 2016-ës. Parimi bazë i marrëdhënies stadium-tifoz është skuadra. Ca më shumë rezultati. Një skuadër e mirë është njësoj si marka, nuk ka nevojë për reklamë.
Arsyeja e katërt është sjellja e trajnerit të përfaqësueses. Shqipëria ka qënë gjithnjë një vend me tifozë ku sidomos trajneri ka pasur ndikim direkt në opinionin publik. Kushtrimet apo marrëdhënia e trajnerit me publikun ka ndikuar gjithnjë në numrin e atyre që kanë ardhur nëpër shkallë. Panucci për hir të së vërtetës nuk po shfaq shenja të theksuara populizmi në këtë drejtim. Askush nuk po kërkon që trajneri të dalë nga vetvetja, pëkundrazi, por duhet pranuar që mënyra se si ai komunikon publikun mund të ketë gjithashtu ndikimin e vetë në këtë histori.
E pesta, por sigurisht jo nga rëndësia, është promovimi, politika e çmimit të biletave, fantazia dhe kreativeti që stadiumin ta konsiderosh një plate që duhet mbushur edhe kur shfaqja nuk është për Oscar. Çmimet e biletave janë më të lartat në rajon me diferenca të mëdha, madje dhe në krahasim me vende si Kroacia, skuadra kombëtare e së cilës është nënkampione bote. Sikur të mos mjaftojë kjo nuk ka diferencime në çmim për grupmosha apo target të caktuar njerëzish, nuk ka fasilitete në transportin e njerëzve nga Tirana në Elbasan, nuk ka as ndonjë tentativë që rininë dhe adoleshentët e elbasanit, një qyteti relativisht të varfër të gjesh mënyra për t’i afruar në stadium.
E renditur e pesta mund të ngjajë si një gjë e parëndësishme, por në kushtet kur elementët si cilësia e skuadra, orari i ndeshjes, profili i saj, emri i kundërshtarit dhe sjellja e trajnerit nuk e ndryshon dot, atëherë mund dhe duhet punuar.
Në fund ajo që duhet ta zgjidhë këtë situatë është Federata Shqiptare e Futbollit.
Ajo ka përveçse kënaqësisë dhe detyrimin që të krijojë të gjitha kushtet që në stadium të jenë sa më shumë tifozë.
Mund të rendisësh dhe pesë arsye të tjera mund të gjesh arsye që të konstatosh dhe arsyet e sipërpërmendura, por askush nuk mund të kontestojë faktin apo trendin. Numri i tifozëve në stadium kur luan kombëtarja është nën nivelin normal të së shkuarës dhe rëndësisë së fanellës kuqezi. /digitalb/
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, raportohet për një të pla...
Gjykata e Lartë pranon të shqyrtojë çështjen e TikTokut
Gjermania dyfishon eksportet e armëve në Ukrainë dhe i përgj...
Senati miraton buxhetin për mbrojtjen
Hamza premton uljen e tatimit në pronë
Bruksel- Plani i rritjes ekonomike, Rama i pranishëm në sami...