Drejtori ekzekutiv i Real Madridit, Florentino Perez është i gatshëm për të lansuar një ofertë madhështore prej 200 milionë euro për të nënshkruar me sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane.
Sulmuesi i Tottenahmit dhe Anglisë ka qenë në formë supreme në sezonet e fundit dhe është parë si futbollisti i duhur për transferim te Bernabeu, transmeton portali arbresh.info.
Gazeta spanjolle ‘Don Balon’ pretendon që rënia e Cristiano Ronaldos, lëndimet e Gareth Bales dhe problemet e Karim Benzemas të çojnë në transferimin e Kanes.
Real Madridit duket se do t’i kushtoj 200 milionë nënshkrimi me 24-vjeçarin por ‘Los Blancos’ nuk do të heqin dorë nga çmimi i tij madhështor. Perez thuhet se është i gatshëm të bëjë gjithçka për të rikthyer shkëlqesinë e sulmit në Real pas një fillimi të dobët të sezonit.
Real është shtatë pikë prapa rivalit të përbetuar, Barcelonës, në La Liga pas vetëm shtatë ndeshjeve dhe ka shënuar 10 gola më pak.
Ylli i “Spursve” ka shënuar 13 gola për klubin dhe vendin e tij deri tani këtë sezon./arbresh.info/
LDK në Podujevë garon me shtatë kandidatë këto zgjedhje, pub...
Turqia dënon ashpër sulmin në kanalin e ujit, në veri të Kos...
Rashiq: Grupet kriminale nuk ekzistojnë më në veri, sulmet j...
“Serbia reagoi shumë shpejtë, ngjalli dyshime se sulmi ishte...
Shpërthimi në veri: Osmani takon Maqedoncin, Jasharin dhe Aj...
Maqedonci: Akti kriminal në veri ka qenë i planifikuar, sulm...