Pas një ndërprerje tre mujore, gara për Topin e Artë për vitin 2020 është rikthyer, me lojtarët më të mirë në botë që po syojnë të fitojnë çmimin më të madh individual në futboll.
Lionel Messi, mbetet futbollisti që ka fituar më së shumti këtë çmim, plotë gjashtë herë, teksa u konfirmua si më i miri në dhjetor të vitit të kaluar.
Pas tij vjen Cristiano Ronaldo, që ka fituar pesë herë këtë çmim.
Por, të dy këta futbollistët, këtë vit ndeshen me konkurrencën më të ashpër që kanë pasur vitet e fundit, duke rrezikuar seriozisht edhe atë që njihet si “fundi i epokës së tyre”.
Me EURO 2020 që është shtyrë për vitin tjetër, kalendari i futbollit ka ndryshuar për këtë vit, duke bërë që edhe mundësitë për futbollsitët të jenë më të mëdha.
Ligat kryesore, përveç Francës, janë duke vazhduar, ndërsa Liga e Kampionëve do të rikthehet në gusht.
Futbollistët që do shkojnë larg në Ligën e Kampionëve, do të rrisin shanset për këtë çmim.
Sipas renditjes së fundit, Robert Lewanodwski mbetet favorit, duke u ndjekur nga Kevin de Bruyne i Manchester Cityt.
Lionel Messi mbetet vetëm në vendin e tretë, ndërsa Cristiano Ronaldo në vendin e katërt.
Robert Lewandowski
Kevin de Bruyne
Lionel Messi
Cristiano Ronaldo
Thomas Muller
Neymar
Erling Haaland
Karim Benzema
Kylian Mbappe
Jadon Sancho
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte