Kosova e ka shënuar një rënie të madhe në ranglistën botërore të ekipeve kombëtare të FIFA-s, pas publikimit të renditjes më të re nga shtëpia e futbollit botëror të enjten.
Kosova e zë vendin e 113-të në renditjen e FIFA-s tani, që është një rënie për katër vende krahasuar me renditjen paraprake.
Rënia zhgënjyese e Kosovës për katër pozita vjen menjëherë pasi ajo e kishte shënuar ngritjen më të lartë në historinë e ekipit kombëtar muajin e kaluar.
Kjo rënie e kombëtares dardane vjen kryesisht si pasojë e disfatave kundër Suedisë dhe Gjeorgjisë në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2022 në tetor.
Si pasojë e disfatave në tetor , Kosova i humbi 15 pikë në ranglistë, të cilat e zbresin atë katër pozita më poshtë në renditjen e re të FIFA-s.
Në renditjen e kaluar, të publikuar në shtator, Kosova renditjen e 109-ta.
Disfatat 3:0 kundër Suedisë në Stokholm dhe 2:1 kundër Gjeorgjisë në Prishtinë i kushtuan Kosovës me rënie edhe në vendin e fundit në Grupin B kualifikuese për Kupën e Botës dhe trajnerit Bernard Challandes me humbjen e vendit të punës.
Kosova do t’i zhvillohet edhe dy ndeshje këtë vit, takimin përmbyllës të një fushate zhgënjyese për Botërorin 2022 kundër Greqisë në Athinë dhe një miqësore me Jordaninë në nëntor. /GE/
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...