Rikthehet sot gara elitare e futbollit në Evropë, me klubet më të mëdha të kontinentit që kanë sytë në finalen e Stambollit.
Goal.com rendit ekipet e mbetura në këtë sezon të garës, transmeton arbresh.info.
#16 Porto
E vetmja ekip që është kualifikuar dhe nuk është nga top 5 ligat evropiane, mundësitë e Portos për të kaluar më tutje në garë duken të pakta pasi bëhen gati për ndeshjen kundër Juventus.
#15 Lazio
Lazio nuk kanë arritur në këtë fazë të Ligës së Kampionëve që nga sezoni 2000-01, dhe mundësitë që të barazojnë rekordin e tyre më të mirë për të kaluar në çerek-finale janë të pakta pasi do të ndeshen kundër kampionëve Bayern Munich në raundin e parë.
#14 Borussia Monchengladbach
Edhe pse janë në vendin e shtatë në tabelën e Bundesligas, BM kanë treguar se janë të aftë të luajnë kundër ekipeve më të mira që ka Evropa për të ofruar këtë sezon.
Por, për të mposhtur Manchester Citin në formën aktuale duket shumë e vështirë.
#13 Sevilla
Kampionët e Ligës së Evropës luajnë kundër Borussia Dortmund si ekipi më në formë, pasi kanë humbur vetëm një ndeshje që nga 5 dhjetori.
#12 Atalanta
Atalanta e kanë dëshmuar vetveten si një kërcënim me kalimin në çerek-finale sezonin e kaluar, dhe ekipi i Gian Piero Gasperini janë duke u burë gati përsëri për një sulm në këtë fazë të LK kundër Real Madrid të cilët kanë shumë lojtar të lënduar.
#11 Borussia Dortmund
Ende pa një menaxher permanent pas pushimit nga puna të Lucien Favre, gjigantët gjerman e gjejnë veten në vendin e gjashtë në tabelën e Bundesligës, luftën për titull të ‘përfunduar’ dhe shanset për një përfundim në top-4 jo të garantuara.
#10 RB Leipzig
Pasi arritën gjysmë-finalet sezonën e kaluar, RB Leipzig përsëri futen në këtë fazë të LK për të dëshmuar se mund të jenë konkurrues për çmimin më të madh në Evropë.
#9 Chelsea
Po të mos ishte për fillimin impresiv nën Thomas Tuchel, Chelsea do të ishte shumë më poshtë në listë, por me trajnerin gjerman tani në krye ata duken si një ekip që mund t’i shkaktoj gjithkujt kokë-dhembje.
#8 Liverpool
Liverpooli nuk mund të kthehet në garën Evropiane në formë më të keqe se tani, por historia e tyre në Ligën e Kampionëve sugjeron se nuk mund të përjashtohen kurrë.
#7 Barcelona
Barcelona do të ndeshet me PSG në këtë fazë të LK, me ekipin që ka marrë një shtytje pas lajmeve të lëndimit të Neymar dhe me prezencën e fituesit të gjashtë-herë Topit të Artë që po i mban të mos përfundojnë në pjesët e poshtme të listës.
#6 Real Madrid
Një tjetër gjigant i futbollit Evropian që po vuan në një nga sezonet më të çuditshme është Real Madrid, me kampionët Spanjoll që kanë fituar vetëm pesë nga 10 ndeshjet e fundit në të gjitha garat.
#5 Paris Saint-Germain
Pasi u afruan aq shumë për ta fituar sezonën e kaluar, kërkimi i PSG për titullin e parë të Ligës së Kampionëve fillon me një ndeshje kundër Barcelonës të martën.
Një short më i mirë do t’i shihte të renditur më lart në listë, derisa lëndimi i Neymar që morri në ndeshjen e kupës të mërkurën është një goditje e madhe për ekipin e Mauricio Pochettinos.
#4 Atletico Madrid
Me vetëm një humbje gjithë sezonin dhe pozitën që gjenden tani në tabelë, Atletico Madrid janë në një vend të mirë për momentin.
Luiz Suarez ka treguar që ende nuk i ka përfunduar forma e mirë, Joao Felix po fillon të zhvillohet në kryeqytetin Spanjoll dhe mbrojtja e disiplinuar e Diego Simeones vazhdon të jetë ndër më të mirat në Evropë.
#3 Juventus
Ishte një kohë kur dukej se Andrea Pirlo mund të mos ishte në krye të Juventus për rifillimin e Ligës së Kampionëve, por një ecuri prej 10 fitoreve në 13 ndeshje i ka parë ‘Biankonerët’ të përmirësojnë sezonin e tyre.
#2 Manchester City
Një ekip tjetër në formë në kohën e duhur për Ligën e Kampionëve janë Manchester City, me ekipin nga Premier Liga që është ekipi i parë Anglez që fiton radhazi 16 ndeshje në të gjitha garat.
Fakti që shumica e kësaj ecurie është bërë pa Kevin De Bruyne apo Sergio Aguero fut vetëm frikë në kundërshtarët potencial të Citit duke supozuar se kalojnë duke mposhtur Borussia Monchengladbach.
#1 Bayern Munich
Bayern Munich ndoshta nuk janë në formën më të mirë gjatë gjithë kampanjës, por kampionët e Evropës mbeten ekipi për tu mposhtur në garën e këtij sezoni.
Me Lewandowskin që ka shënuar 29 gola në 28 ndeshje deri më tani këtë sezon, dhe me Thomas Muller, Serge Gnabry dhe Leroy Sane duke iu bashkuar në sulm ‘Bavarezët” janë një ekip për t’iu frikësuar./arbresh.info/
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia
Shefi i EULEX-it: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, autorët d...
Policia del me reagim zyrtar për sulmin e kanalit të “Iber L...