Oleksandr Usyk është emëruar boksieri më i mirë në botë nga revista e specializuar për boks “Ring Magazine”, pasi mposhti Tyson Furyn në një përballje brutale në Arabinë Saudite.
Në një natë që përcaktoi trashëgiminë, ukrainasi e rrëzoi britanikun me një fitore me pikë për t’u bërë kampioni i parë i padiskutueshëm i boksit me katër rripa në peshën e rëndë.
Fury e kishte nisur mirë përballjen, por pasi u godit nga një breshëri grushtesh nga Usyk në raundin e nëntë, iu dha një numërim dhe u shpëtua më pas nga gongu.
Usyk ka mposhtur Naoya Inoue, mbajtësin e disa titujve kampion botëror – për të kaluar në vendin e parë.
Terence Crawford ishte i dyti, por tani ka rënë në vendin e tretë ndërsa Canelo Alvarez është i katërti.
Artur Beterbiev është i pesti me Dmitry Bivol dhe Errol Spence i gjashti dhe i shtati respektivisht. Gervonta Davis, Jesse Rodriguez dhe Junto Nakatani përfundojnë listën.
Ndërkohë, Fury mbetet jashtë top 10-shes. Hera e fundit që Gypsy King ishte më poshtë ndodhi në nëntor të vitit 2021, kur përfundoi në vendin e dhjetë.
Usyk është boksieri i parë në 24 vjet që është kampioni i vetëm i sportit në peshën e rëndë dhe arriti që nga vendi i nëntë të ngjitej në vendin e parë – natyrisht pozicioni i tij më i mirë në karrierë. /Telegrafi/
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...